REKORD PERFEKT 100% – Liverpooli ka vazhduar me ecurinë pozitive në Premierligë.

Në xhiron e shtatë, të besuarit e Jurgen Klopp e kanë mposhtur në udhëtim Shefield Unitedin, me rezultatin minimal 0-1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi mesfushori Georginio Wijnaldum, në minutën e 70’, duke ia siguruar fitoren “Redsave”, që vuajtën për 90 minuta nga një super paraqitje e Shefield.

Me këtë fitore, Liverpooli ka vazhduar me ecurinë mbresëlënëse, 7 ndeshje, 7 fitore në Premierligë, dhe ka grumbulluar 21 pikë.

Loading...