Është mësuar finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës për vitin 2019, aty do luajnë Algjeria dhe Senegali për kampionin e Afrikës në futboll.

Kombëtarja algjeriane në mënyrë që të arrijë në finale, iu desh ta mposhtë Nigerinë në gjysmëfinale, ndeshje e cila përfundoj 2-1 për Algjerinë.

Pjesa e parë përfundoj në favor të algjerëve falë autogolit të William Troost-Ekong, i cili shënoj gabimisht në portën e vet në minuten e 40″.

Foto: Flashcore.com

Kështu përfundoj pjesa e I, ndërsa në pjesën e II kishte më shumë dramë, raporton Teleshkronja Post.

Nigeria arriti që në minuten e 72; ta barazojë rezultatin përmes penaltisë nga Odison Ighalo për 1-1.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkon në shtesa, në skenë u paraqit Riad Mahrez me golin e minutës së 95′, duke dërguar kombëtaren e tij në finale të AFCON 2019, ku e pret Senegali.

Golat e takimit ndiqni më poshtë :

Finalja e AFCON 2019 ndërmjet Senegalit dhe Algjerisë luhet me 19 korrik nga ora 21:00./TeleshkronjaPost/

Loading...