Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve: Tottenham vs Ajax, parashikimi i formacioneve

Tottenham përballet me Ajaxin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në stadiumin Tottenham Hotspur të martën në mbrëmje.

Në raundin e fundit, skuadra e Mauricio Pochettino arriti të kalojë Manchester Cityn me golat e shënuar si mysafirë në një çerek-finale të shkëlqyer ku rezultati i përgjithshëm ishte 4-4, ndërsa Ajax tronditi Juventusin dhe Cristiano Ronaldon me një fitore totale prej 3-2.

Spurs ka pasur disa turbulenca që nga kualifikimi për gjysmëfinale, duke vuajtur humbjet e Premier League nga Manchester City dhe rivalët e West Ham, shkruan TeleshkronjaPost.Info.

Ndërkohë, Ajax ka qenë fitimtar në të katër lojërat e tyre Eredivisie që nga eliminimi i Juventusit dhe janë përpara PSV Eindhoven në krye të ligës falë diferencës së golave, me dy ndeshje të mbetura.

Tifozët e Tottenham ndjejnë se ekipi i tyre duhet të mposht Ajaxin, por duket i vetëdijshëm se ekipi i trajnerit Erik Ten Hag është i rrezikshm. I bazuar rreth dy talentëve holandez Frenkie De Jong dhe Matthjis De Ligt, Ajax gjithashtu kanë David Neres të talentuar dhe sulmuesi serb, Dushan Tadiç në vijën e tyre të frontit.

Parashikimi i formacioneve sonte:

Tottenham: Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Dier, Wanyama, Alli, Eriksen, Lucas; Llorente.

Ajax: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Tagliafaco; Shone, De Jong, Van De Beek; Ziyech, Tadiq, Neres

Tottenham është pa lojtarët kryesorë, të lënduarën Harry Kane dhe i pezulluar, Son Heung-min, ndërsa Moussa Sissoko nuk ka gjasa të jetë i aftë në kohë dhe mesfushorët e tjerë Harry Winks dhe Erik Lamela janë konfirmuar si mungesë. Ajax do të jetë më i freskët, me pushimin e shtatë ditëve që vijnë në këtë lojë.

Ne çfare ore fillon ndeshja ?
Tottenham vs Ajax niset në orën 21:00.

Ndeshjet kokë për kokë në të kaluaren e dy ekipeve…

Ajax 1-3 Tottenham, Fituesit e Kupës Evropiane (Super Cup) , shtator 1981.

Tottenham 3-0 Ajax, Fituesit e Kupës Evropiane (Super Cup) , shtator 1981.

Forma aktuale e dy ekipeve

Tottenham: WWLLWL
Ajax: WDWWWW

Parashikimi i stafit tonë, Teleshkronja Post Sport

Tottenham 1-1 Ajax
Kjo mund të jetë një mbrëmje e vështirë për Spurs, i cili do të jetë një ekip i dobët kundër një Ajax të patrembur. Tifozët e Spurs nuk duhet të zhgënjehen me një barazim, i cili do ta vendosë ekipin e tyre në pozitë mjaftë të mirë në ndeshjen e dytë në Amsterdam./TeleshkronjaPost/

Loading...