Dje padyshim ishte personi më i komentuar në media, Iker Casillas dje pësoj një infarkt në zemër ku më pas u shtrua në spital.

Në spitalin e qytetin e Portos Iker iu nënshtrua një operacioni në zemër ku iu vu një stentë.

Operacioni i tij kaloj me sukses, këtë e ka konfirmuar vet doktori i Casillas, por me këtë lajm të mirë nuk përfundoj.

Legjenda e Spanjes, Real Madridit dhe Portos me sa duket nuk do të luaj më futboll, tash e tutje vetëm si tifoz, shkruan Teleshkronja Post.

Casillas ndryshe njihet edhe si Kapiteni i La Decimas

Dr.Juan Antonio Corbalan ka treguar se Casillas nuk do luajë më në fushën e gjelbët, aty ku shkruajti histori.

“Nuk mund të luash më futboll nëse ke një stentë të vendosur, kjo vlen pjesërisht edhe për portierët,” tha Dr.Corbalan.

“Iker do të përfundojë karrierën duke u rikthyer për të shijuar një jetë normale por unë dyshoj shumë se do të luajë përsëri futboll profesional”.

37 vjeqari njihet si një nga portierët më të mirë në histori, deri më tani ka luajtur rreth 800 ndeshje në futbollin profesional.

Fitues i Kupës së Botës. (Foto:EPA)

510 ndeshje me Real Madridin që nga viti 1999 deri më 2015, 116 ndeshje me klubin e Portos nga 2015 deri sot, dhe 167 ndeshje me kombëtaren spanjolle.

Spanjolli ka fituar mbi 20 trofe madhorë si Ligë të Kampionëve, Kupë të Botës, Evropian dhe Ligën Spanjolle./Teleshkronja Post/

Loading...