Fillimisht u raportua se në orën 16:00 pasdite kanë ndodhur të shtëna në njërën nga lagjet e Prishtinës, në Lagjen e Spitalit.

Në fotografitë që u publikuan fillimisht shihen trupat të shtrirë në afërsi të një objekti. Në vend të ngjarjes shihet se ka dalë menjëher Policia.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me armë të gjatë.

Disa minuta pas ngjarjes kryeprokurori Kujtim Munishi ka thënë se nga të shtënat në Lagjen e Spitalit në kryeqytet, nuk ka asnjë viktimë.

“Rasti është plagosje. Një person është në gjendje më të rëndë e ndërkaq tre të tjerë janë në gjendje më të lehtë”, ka thënë Munishi.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Megjithatë, disa minuta më vonë njëri nga katër personat e plagosur te Lagjja e Spitalit ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Disa momente pas konfirmimit të rastit, Gazeta Express ka mësuar nga dëshimtarët se në këtë rast kanë qenë të përfshirë babë e djalë, njëri prej të cilëve edhe ka ndërruar jetë. Rasti dyshohet të ketë ndodhur për çështje pronësore.

Sipas dëshimtarëve, dy nga viktimat janë të moshës rreth 30 vjeçare, derisa kanë thënë se të shtënat kanë qenë me kallashnikovë. Një nga të plagosurit është një kalimtar rasti, i cili ishte munduar të qetësojë situatën.

“Djalë e babë janë të përfshirë në incident, njëri nga ta ka vdekur. Rasti ka ndodhur për çështje pronësore. Dy nga viktimat janë nën moshën 30 vjeçare. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit dhe është afruar që t’i ndajë. Kanë gjuajt me kallashnikovë”, ka thënë ky dëshimtar.

Gjithashtu u konfirmua rasti edhe nga Policia Kosovës:

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Një video e siguruar nga mediat kosovare, shihet momenti kur dorasi ka qëlluar me plumba të përfshirit në Lagjen e Spitalit:

Ndërsa, informacionet e mbrëmjes konfirmojnë se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të Lagjja e Spitalit, në Prishtinë.

“Po, ka ndërruar jetë edhe personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë për Experess, Shpend Fazliu nga QKUK.

Loading...