Gara për titullin e PL: Sarri jep mendimin e tij në garën për titull

Timonieri i Chelseas, Maurizio Sarri, beson se gara për titullin e Ligës Premier është shumë vështirë e parashikueshme dhe pret që dallimi ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt në fund të jetë më së shumti dy pikë.

‘Të Kaltërit’ humben me rezultat të pastër 2-0 këtë fundjavë në Premierligë kundër të parit në tabelë Liverpool, me golat e Sadio Mane dhe Mohamed Salah, shkruan Teleshkronja Post.

Redsat janë në krye të tabelës pas fitores ndaj Bluve me dy pikë më shumë se kampioni në fuqi, mirëpo ‘Citizens’ nga Manchesteri kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

I pyetur se kush mendon se do ta fitojë titullin në Angli, strategu italian është përgjigjur: “Është shumë vështirë të parashikohet”.

“Do të varet nga diçka e vogël. Është shumë garë e ngushtë. Dallimi do të jetë një ose dy pikë, jo më shumë”, ka shtuar trajneri.

Ndërkohë, ekipi i Sarrit ka mbetur prapa në garën për top-katërshe pas humbjes në kryendeshje nga Liverpooli, dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se rivalët për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, është gjithashtu në garë për Europaligë./TeleshkronjaPost/

Loading...