Real Madridi është ende në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe për ta arritur këtë do t’i duhet ta mposhtë skuadrën që ka synime të ngjashme, Galatasarayn.

Klubi turk është nikoqir i skuadrës së Zinedine Zidane në Stamboll, në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A, që nis në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

Pas humbjes kundër liderit të grupit, Paris Saint-Germain, dhe barazimit befasues me Club Brugge, Realit i duhet me patjetër fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për ta kaluar fazën grupore.

Zidanit, i cili është nën presion për formën e dobët të skuadrës, i duhet të luftojë për fitore në mungesë të disa yjeve, si Gareth Bale, Luka Modric, Marco Asensio. Lucas dhe Nacho.

Tek ekipi turk, ndërkohë, mungon sulmuesi kryesor, Radamel Falaco.

Ndeshjen mund ta shikoni: Galatasaray vs Real Madrid LIVE HD, Linku 2 Galatasaray vs Real Madrid Live HD, ose në videon e mëposhtme me komentim në gjuhën arabe./Gazeta Teleshkronja/

Loading...