Foto: Bisha e re e Ronaldos kushton 11 milion euro

Është lojtari më i njohur në botë, Cristiano Ronaldo, apo siç njiher ndryshe si është njeriu i rekordeve.

Pas golit të shënuar ndaj Interit që ishte goli i 600 me klube në karrierën e tij të jashtëzakonshme, portugezi mendohet se ka shpenzuar 11 milionë euro për një supermakinë jashtë serie.

Gazeta spanjolle, Marca, mund të jetë pikërisht futbollisti i famshëm blerësi i “Voiture Noire”, makinës më të fundit të markës Bugatti, që është prodhuar vetëm në 1 njësi.

Nëse ky lajm do të jetë i vërtetë, atëherë bëhet fjalë për shifrën më të lartë që është paguar ndonjëherë për një makinë. Ky xhevahir do të jetë gati pas 2 vitesh.

Vetura e re e Cristiano Ronaldos
Vetura e Ronaldos nga plani i parë

Gjithsesi, për Cristianon që paguhet 30 milionë euro në sezon, kjo nuk është ndonjë sakrificë e madhe.

Portugezi 34 vjeqarë ka zhvilluar mbi 40 ndeshje për ekipin e Juventus, ku ka realizuar 27 gola dhe 12 asistime./TeleshkronjaPost/

Loading...