Formacionet zyrtare: Real Madridi pret Villarealin në shtëpi

Sot nga ora 16:00 Real Madridi pret Villarealin në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së 36 në La Liga.

Për Los Blancos rikthehet Vinicius Junior nga lëndimi, ndërsa Gareth Bale është lënë jashtë për sot.

Trajneri francez, Zidane, tenton që ta rikthej ekipin e tij tek fitorja pas një humbje dhe barazimi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Villareal ti ikë sa më largë pozitave të fundit në tabelë.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, raporton Teleshkronja Post.

Skema zyrtare e Zidanes për ndeshjen e sotme ndaj Villarealit: Courtois, Carvajal, Valllejo, Varane, Marcelo, Kroos, Casemiro, Valverde, Lucas, Brahim dhe Mariano.

Skema zyrtare e skuadrës së Villarealit: Andres, Gaspar, Alvaro, Mori, Gerard, Fornals, Iborra, Pedraza, Cazorla, Chukwueze, Quintilla.

Formacioni sot nga francezi Zinedine Zidane është tejet i ri, po i provon të gjithë lojtarët që të vendosë se kush duhet të qendrojë apo të largohet nga klubi./teleshkronjapost.info/

Loading...