Juventusi është në kërkim të gjysmëfinales së tretë në pesë vitet e fundit në Ligën e Kampionëve sonte kundër Ajaxit.

Juventusi e mirëpret Ajaxin në Allianz Stadium për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që mbaroi pa fitues 1-1, raporton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo shënoi golin hapes në ndeshjen e parë në Amsterdam javën e kaluar, por David Neres e barazoi rezultatin herët në pjesën e dytë.

Juve kalon tutje edhe me një barazim pa gola, ndërsa Ajaxi do të shkonte tutje me çfarëdo barazimi me dy gola e lart. Fitorja me çfarëdo rezultati nga cila do skuadër nënkupton kualifikim për fituesin.

Skemat zyrtare të të dy ekipeve :

Formacionet zyrtare
Loading...