Leo Messi flet per here te pare pas ndeshjes kunder Liverpool

Flet Messi për herë të parë pas asaj që ndodhi atë natë në Anfield

Ishte në thumb të mediave botërore, sidomos ato spanjolle pas eleminimit të Barcelonës nga Liverpool në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Një vit më parë ata pësuan të njëjtin kapitullim dhe eleminmin , por përballë kishin Romën. Nga këto humbje, edhe Leo Messi e ka përjetuar rëndë madje tash sa ditë nuk është paraqitur para mediave.

Gjithashtu ylli argjentinas teksa largohej nga aeroporti i Liverpoolit, u kritikua nga shumë tifozë por që sigurisht e kishin nga zemërimi i madh, madje u tha se kishte konfrontim me ta.

Ai foli për herë të parë pas asaj që ndodhi atë natë në Anfield Road :

‘’Dhemb më shumë se çdo herë’’, tha fillimisht fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë.

‘’Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, është koha që ta lëmë pasë atë eliminim’’, përfundoi Messi.

Lexo edhe: A ishte e rregullt goditja e këndit e Alexander-Arnold për golin fitores së Liverpulit ndaj Barcelonës ?

Barcelona është në garë edhe për një trofe, pasi fitoi La Liga-në. ‘Blaugranasit’ do ndeshet në finalen e Kupës së Mbretit me Valencian.

Pas këtyre dy humbjeve katastrofike nga Roma dhe Liverpool, e ardhmja e trajnerit Valverde është e paqartë./TeleshkronjaPost/

Loading...