Publicistja Flaka Surroi ka sulmuar Halil Kastratin për aktivitetin e tij bamirës që po e zhvillon çdoherë në praninë e kamerave.

Surroi pa përmendur emra, ka shkruar se kurrfarë bamirësie nuk është ajo e cila përcillet me kamera e komunikata për shtyp.

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë. Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.

Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme humanisti, Halil Kastrati bëri të ditur se më 17 shkurt do t’i dhurojë 17 banesa për njerëzit në nevojë.

Po ashtu mbrëmë në emisionin ‘Oxygen’ dhuroi një shtëpi për një familje në nevojë. Ishte kjo skenë që irritoi shumë njerëz, të cilët thonë se ndihma duhet të bëhet në heshtje./Periskopi/

Loading...