Fiton me rikthim Real Madridi, frymëzohe nga Benzema / Video

Klubi nga kryeqyteti spanjoll, Real Madridi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Real Valladolid, duke triumfuar 4-1.

Për shkak të matematikës, Real Madridi do të tentojë të shpresojë ende në La Liga, edhe pse kjo çështja e titullit tashmë është pothuajse e mbaruar, me Barcelonën që prin me 12 pikë më shumë se “Los Blancos” 11 xhiro para fundit të edicionit.

Sido që të jetë, Madridi mori pikët e plota në udhëtim te Valladolit në një ndeshje ku shkëlqeu Karim Benzema dhe fituesi i Topit të Artë për vitin 2018, Luka Modric.

Benzema shënoi dy gola në këtë takim, në minutat 51’ dhe 59’, kurse golat tjerë i shënuan Luka Modric (85’) dhe Raphael Varane (34’).

Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan vendasit, në minutën e 29’, me anë të Anuar.

Valladolidit iu anuluan madje dy gola në këtë ndeshje nga VAR-i, derisa humbën edhe një penallti në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 51 pikëve, pesë më pak se Atletico Madridi e 12 larg Barcelonës.

Loading...