Festë futbolli: Bayern – Dortmund për titull, formacionet zyrtare / Foto

Gara për titullin e Bundesligës këtë sezon ka qenë më e zjarrtë se në sezonet e fundit dhe sot në orën 18:30 takohen dy klubet që po garojnë për këtë titull, Bayern Munichu dhe Dortmundi.

Dortmundi për momentin e mban kreun e Bundesligës me dy pikë më shumë se Bayerni që radhitet në pozitën e dytë në tabelën e këtij sezoni.

Megjithatë, Bayerni mund ta shfrytëzojë epërsinë e të qenit vendas në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 28-të, dhe ta rimarrë kreun e tabelës së Bundesligës.

Megjithatë, Dortmundi mori rezultat më të mirë në xhiron e fundit sesa Bayerni, që barazoi, dhe sot në orën 18:30 do të tentojë ta sigurojë fitoren e katërt radhazi.

Formacionet zyrtare të të dy ekipeve gjermane :

Loading...