Feronikeli dominon, por vetëm barazim në derbi me Prishtinën

share

Është ndarë me barazim derbi i madhë i javës në IPKO Super Ligen e Kosovës ndërmjet klubit nga Drenasi, KF Feronikeli dhe FC Prishtina.

Prishtina dhe Feronikeli barazuan 1:1 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të ligës elitare kosovare, që nënkupton se Nikli e ruan epërsinë prej pesë pikëve kundër kardhekaltërve në një garë të nxehtë për titull kampioni, raporton Gazeta Express.

Po ashtu, fitorja e Llapit kundër Gjilanit do të thotë se skuadra nga Podujeva mbetet në garë për titull me Niklin dhe Prishtinën.

Bardhekaltrit shënuan në rastin e dytë herët në fillim të ndeshjes. Leotrim Bekteshi shënoi gol të bukur me kokë duke i dhënë epërsinë vendasve në minutën e 17-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të skuadrës nga kryeqyteti.

Megjithatë, gjërat u vështirësuan për skuadrën e Mirel Joses, pasi Lorik Boshnjaku u përjashtua nga ndeshja pas kartonit të dytë të verdhë kur akrepat shënonin rreth një orë lojë.

Vizitorët nga Drenasi e shfrytëzuan epërsinë e një lojtari më shumë në fushë dhe e barazuan rezultatin në 1:1 vetëm 15 minuta më vonë.

Mendurim Hoti realizoi duke e shpëtuar Niklin nga humbja në një ndeshje të rëndësishme në garë për titull.

Feronikeli vijon të mbetet lider me 49 pikë në Ipko Superligë, pesë më shumë se Llapi në vendin e dytë dhe po aq më shumë se Prishtina në vendin e tretë.

Renditja në Superligën e Kosovës pas xhiros së 21-të.

Pëlqeni faqen tonë për lajmet e fundit
Loading...