Fenerbahçe kërkon shifër të lartë për shitjen e Vedat Muriqit.

Vedat Muriqi është duke kaluar formë të jashtëzakonshme te Fenerbahçe dhe Kosova.


Ai e ka filluar shumë mirë sezonin e ri në Kampionatin turk duke realizuar dy gola në tri xhirot e para. Po ashtu, formën e mirë e ka përcjell edhe me Kosovën duke shënuar ndaj Republikës çeke dhe Anglisë, përfshirë edhe dy asistime. Forma e mirë e tij ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid.


Mirëpo, Fenerbahçe kërkon një shumë të lartë për shitjen e tij. Siç raporton “Star Sport”, Fenerbahçe do të kërkojë 50 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit prizrenas, transmeton teleshkronjapost.info


Gjithashtu, para se ta shesë, klubi nga Stambolli synon t’ia rinovojë kontratë, t’ia përmirësojë kushtet financiare si dhe t’i vendosë një klauzolë.

Loading...