Juventusi ka publikuar listen e futbollisteve qe do te marrin pjese ne Champions League dhe jashte kesaj liste kanë mbetur dy yjet e skuadres: Emre Can & Mario Mandzukic.

Me tu bashkuar me kombetaren gjermane, mesfushori Emre Can doli para mediave i hutuar dhe shumë i çuditur duke treguar se ende nuk e beson se Sarri e la atë jashtë listet së të grumbulluarve.

Fjalet e tij para mediave ishin:

“Nuk e di se si ta shpjegoj, kam marrë një telefonatë nga një pjestar i stafit që nuk zgjati as 60 sekonda. As Sarri nuk më lajmëroi. Për mua është një zhgënjim i madh, dua të luaj në Champions. Trajneri nuk ishte i sinqertë me mua. Nëse do ta kisha ditur më parë nuk do të kisha luajtur më te Juve. Tani do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin dhe agjentin tim.”

Mbetet te shihet ne vazhdim se çfarë vendimi do të marrë mesfushori turko-gjerman ne lidhje me te ardhmen e tij.

Loading...