Nuk ndodhë shpeshë, ndoshta asnjëherë, por ja që ndodhi. Boksieri nxjerrë jashtë ringut kundërshtarin me disa goditje

Një video e publikuar në rrjetet sociale, më saktësisht nga uebsajti sportiv, SPORTBible, nga një ndeshje boksi shihet video e pabesueshme.

Pas disa goditjeve të fuqishme të Cassius Chaney ndaj kundërshtarit Joel Caudle, ky i fundit del nga ringu prej goditjeve të fuqishme, shkruan Teleshkronja Post.

Që nga fillimi i meçit, Chaney e dominoi duelin duke e sulmuar vazhdimisht boksierin kundërshtar në përballjen që duhej të zgjaste tetë raunde.

Atij i mjaftoi vetëm raundi i parë për të arritur deri te fitorja, edhe atë me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin.

Shikoni momentin interesant kur boksieri amerikan me goditje të forta nxjerrë jashtë Caudle:

Loading...