Dje derbi i Della Madonnines mes Milanit dhe Interit, si dhe paraqitja marramendëse e Lionel Messit mund t’i kenë vërshuar ballinat dhe mund ta kenë marrë vëmendjen kryesore.

Megjithatë, Angel Di Maria vazhdon të shënojë gola të jashtëzakonshëm në Ligue 1-Francë, transmeton Teleshkronja Post.

Anësori argjentinas realizoi dy gola të bukur në fitoren e Paris Saint-Germainit 3-1 kundër Marseille në derbin e javës në Ligë, duke i ndihmuar parisienëve ta çojnë në 20 pikë epërsinë në krye të ligës.

Në minutën e 65-të, Di Maria shënoi në cepin e djathtë të portës së Marseille duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të reagojë.

Ky ishte goli i shtatë i tij për PSG-në deri tani në Ligë 1.

Loading...