E kryer, mesfushori i Real Madridit tek ekipi i Premier League

Real Madridi dhe Zinedine Zidane aktualisht në dispozicion i ka rreth 30 lojtarë, dhe i duhet të zgjedhë 24 që i do në ekip për sezonin e ardhshëm, që do të thotë se 6 prej tyre do largohen.

E njëri nga ta është ardhmja e Dani Ceballos, për të cilin është vendosur tashmë dhe do të jetë pikërisht në kryeqytetin anglez, Londër, ku do të vihen nën urdhrat e Unay Emery, te skuadra e Arsenalit.

Marrëveshja mes “topçinjve” dhe Realit të Madridit është arritur për një huazim të thjeshtë një vjeçar, ku Arsenali do të paguajë rrogën e Ceballos, i cili në fund të sezonit do të rikthehet sërish në Spanjë.

Aktualisht Ceballos është me pushime, për shkak të angazhimit në Kampionatin Europian U21, ku u shpall kampion me Spanjën, ndërsa në ditët në vijim pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore me skuadrën e re.

Dani Ceballos u kërkua me ngulm edhe nga Milani e Liverpooli, por të dy këto skuadra donin blerjen përfundimtare të tij, gjë që u refuzua nga fantazisti, që ka në plan të rikthehet sërish në Madrid.

Ndërsa Real Madridi sot ka përfunduar turin e tij në Kanada dhe është nisur drejtë SHBA-ve ku do të luaj ndeshjet parasezonale./TeleshkronjaPost/

Loading...
Loading...