Real Madridi thuhet se po tenton ta transferojë Virgil van Dijkun nga Liverpoooli në afatin kalimtar të verës 2020.


Mbrojtësi holandez ka shkëlqyer në sezonin e kaluar te The Reds po ashtu edhe te ‘Tulipanët’ në Ligën e Kombeve.

Lojtari 29-vjeçar pak ditë më parë e fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, derisa është favorit për ta fituar edhe çmimin ‘The Best’ nga FIFA dhe Topin e Artë nga France Football.

Gazzetta dello Sport raporton se duke parë formë e tij të lartë, Real Madridi thuhet se po bën çmos që ta transferojë holandezin si zëvendësues të Sergio Ramosit.


Kapiteni i Los Blancos po shkon drejt përfundimit të karrierës dhe forma e tij në dy vitet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar.

Në këtë situatë, Real Madridi po tenton ta transferojë Van Dijkun nga Liverpooli dhe marrëveshja sipas mediumit italian është shumë afër.

Loading...