Kroati Marcelo Brozovic dhe italiani Stefano Sensi kanë shënuar në fitoren e parë parasezonale të Interit, që e mposhti 2-1 Luganon.

Antonio Conte e ka nisur me këmbë të mbarë te Interi, duke shënuar fitoren e parë nën udhëheqjen e tij.

Zi e kaltrit triumfuan 2-1 në miqësore ndaj ekipit zvicrean, Luganos, e para në mesine të shumtave që do t’i kenë në përgatitjet për sezonin e ri 19/20.

Fillimisht, shënoi Stefano Sensi në minutën e 25’, i cili debutoi në mënyrën më të mirë te Interi.

Për rezultatin 2-0 realizoi mesfushori tjetër, Marcelo Brozovic. Ai shënoi në fund të pjesës së parë.

Antonio Conte në ndeshjen e parë si trajner i Interit. Foto: Inter

Në pjesën e dytë, dy skuadrat bënë shumë ndryshime dhe u shënuan vetëm edhe një gol, ai i nderit nga vendasit.

Ishte futbollisti shqiptar, Leotrim Kryeziu, ai që shënoi për Luganon në miqësore kundër Interit.

Futbollisti nga Kosova shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2 në minutën e 87’.

Golat e takimit, Inter 2-1 Lugano :

Loading...