Dy klubet e famshme italiane pas Edon Zhegrovës

share

Afati kalimtar i janarit po hyn në 24 orët e fundit dhe thashethemet po vazhdojnë të rriten edhe më tepër.

Një prej futbollistëve shqiptar që po i lakohet emri rreth transferimeve është edhe sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova.

Ditë më parë mediat italiane raportuan se futbollisti po monitorohet për së afërmi nga skuadra e Milanit.

Gjatë ditës së sotme, gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport” shkruan se marrëdhëniet e mira të Lazios me Genkun, mund të ndikojë në transferimin e 19-vjeçarit nga Kosova.

Edhe drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare ka raporte të mira me agjentët e lojtarit që shihet si e ardhmja e klubit romak.

Theksojmë se Edoni deri më tani është paraqitur në 19 raste për skuadrën blege dhe ka realizuar dy gola.

Ndryshe, Lazio ka në skuadër edhe dy shqiptarë të tjerë, portierin Thomas Strakosha si dhe mesfushorin e Kosovës, Valon Berishën.

Loading...