Dafina Zeqiri, Dj Hamida

DJ francez dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re

Një nga këngëtaret më të njohura në trevat shqipfolëse, Dafina Zeqiri, është bërë pjesë e një tjetër bashkëpunimi me emra të huaj.

Artistja 30 vjeqare ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Dj e njohur francez, DJ Hamida dhe Aymane Serhanin.

“Desole por favor”, titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore që në shqip do të thotë “Më fal të lutem”.

Kënga vjen e gërshetuar në disa gjuhë: spanjisht, frëngjisht, anglisht dhe shqip, transmeton Teleshkronja Post.

Videoklipi i këngës është mjaft veror, dhe në të Dafina vjen me një paraqitje atraktive si zakonisht ka bërë në videot e saj të fundit.

Përndryshe, “La Reina” mban titullin kënga paraprake e saj, e cila gjithashtu është pritur mirë nga fansat e këngëtares duke arritur shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

Kjo është kënga e re nga Dafina:

Loading...