FUSHATA ZGJEDHORE 2019-DITA E 8

Vazhdon fushata për zgjedhjet e 6 tetorit – Sot në Kosovë vazhdon dita e tetë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor.

Edhe pse parafushata kishte nisur kohë më parë, ajo zyrtare ka nisur vetëm tetë ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor.

Me datën 5 tetor është heshtje zgjedhore, e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje, transmeton Gazeta Teleshkronja.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1.937.869.

Gjatë 10 ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë./GazetaTeleshkronja/

  • Cila parti politike në Kosovë po bën fushatën më të mirë deri më tani ?
Loading...