Dillian Whyte i thotë Furyt: Do të rrihemi ose në ring, ose jashtë tij

Boksieri amerikan, Dillian Whyte e ka ngritur çmimin medial të tij me Tyson Furyn në një nivel tjetër. Në deklaratën e tij të fundit, D.Whyte ka thënë se do të ndeshet me Furyn edhe jashtë ringut, nëse nuk i krijohet mundësia për takim brenda ringut.

Whyte e ka quajtur vazhdimisht “Frikacaku i Ciganëve” Tyson Furyn, i cili është i njohur me nofkën “Gipsy King”. Whyte e ka konsideruar britanikun të tillë pasi që ai e ka ndryshuar mendjen dhe e kishte refuzuar meçin kundër tij.

Ndërsa anglezi Fury, i cili së fundi bëri të ditur se rimeçi i tij i shumëpritur me Deontay Wilder do të zhvillohet më 22 shkurt të vitit tjetër, mund t’i ketë sytë te titulli i kampionit botëror.

Duke folur për “Behind the Gloves”, “Gipsy King” tha: “Dilian Whyte është një k*dër, dhe kur ta shoh, do të detyrohet të ndeshjet me mua pavarësisht çmimit”.

“Ai vazhdon të më thërrasë frikacak e gjëra të tilla, le ta shohim kush është frikacaku. Do ta shohim kush është frikacak, unë s’jam frikacak, ti je përplot përplot gënjeshtra”.

Së fundi, Whyte u është përgjigjur këtyre deklaratave të Furyt, duke i thënë se do ta rrahë qoftë në ring, apo jashtë ringut.

“Më dëgjo Tyson Fury, nuk është e vështirë të më gjesh mua. Gang gang, më kërko. Ti je ai që dëshiroi ta nisë luftën dhe pastaj u frikësove kur WBC-ja ta dha atë që e kërkove”.

“Jam i lodhur dhe i mërzitur nga të gjitha këto fjalë, eja më kërko. Herën e kaluar kur ne ishim në një ring bashkë, ti ishte i ulur në prapanicë, kështu që mos fol gjepura tani. Do të të rrah ty kurdo – në ring, ose jashtë ringut.

Ditë më parë Whyte kishte treguar 10 boksierët më të mirë në botë në peshat e rënda, dhe Fury ishte i pesti në listë.

Loading...