limaj-ahmeti

Ekipi Negociator i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti ka arritur në Bruksel për të nisur një etapë të re të dialogut me Serbinë.

Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini do të nisë nesër nga ora 10:00.

Në këtë fazë të fundit të dialogut nesër do të caktohen temat që do të diskutohen mes dy palëve. Pritet që temat e përcaktuara të jenë çështja e të pagjeturve, kërkim-falja e mundshme e të tjera.

Dialogu gati ka mbërritur në vitin e tetë por ende nuk ka zgjidhje përfundimtare mes dy shteteve.

Loading...