Anglia do të jetë nikoqir i Kosovës sonte mbrëma në ‘St Mary’s stadium’ të Southamptonit.

Ndeshja do te zhvillohet në ora 20:45, ndeshje kjo e cila është e vlefshme për grupin A , të kualifikimeve për Euro 2020.

Kosova është duke bërë shumë mirë në këto ndeshje kualifikuese si dhe në Ligën e Kombeve ku e perfundoi si lidere e grupit. Ndersa, ne grupin A te kualifikimeve është për momentin në vendin e dytë me 8 pikë 1 më pak se Anglia e cila ka një ndeshje mē pak.

Tabloidi gjerman ‘transfermarkt.de’ i cili merret me vlerat e lojtarëve, klubeve dhe kombëtareve ka vleresuae Anglinë dhe Kosovën.

Vlera e Kosoves është €41.5M, ndërsa e Anglisë €1.1B. Dallim shumë i madh ky, por që fituesi nuk caktohet nga vlera, por nga ajo çfarë tregojnë në fushë.

Loading...