Deklaratat-e-lojtareve

Deklaratat e gjithë lojtarëve dhe trajnerit të Kosovës pas kualifikimit

Kosova ka arritur fitore të jashtëzakonshme përballë Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ky triumf erdhi falë golave të Arbër Zenelit, i cili i shënoi tre nga katër, sa ishte totali i golave të Përfaqësueses sonë, Teleshkronja Post.

Këto janë deklaratat e gjith lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës :

Deklarata e Bernard Challandes:

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme sepse ne fituam dhe u kualifikuam në gjysmëfinale. Si skuadër jemi ngritur shumë në cilësi dhe kemi ecur përpara”, ka thënë ai

Challandes mendon se përpos anës taktike dhe teknike ai i ka thënë lojtarëve të Kosovës eëdhe një gjë para ndeshjes.

“Ju thashë se duhet të luajmë msi gladiator. Ishte një fitores si skuadër, ku mbrojtësit ndihmuan mesfushën dhe sulmin e ku sulmi ndihmoj po ashtu mbrojtjen dhe sulmuesin”.

Deklarata e Amir Rrahmanit:

“Jam shumë i lumtur me fitoren. Azerbajxhani e qarkullojë mirë topin në pjesën e parë por ne arritëm që ti neutralizojmë shumë më mirë”, ka thënë ai.

Deklarata e Samir Ujkanit :
“Urime të gjithë shqiptarëve, atyre në Kosovë e në diasporë. Besoj se çka ka hequr Kosova përpara, e ka merituar e gjithë Kosova këtë ditë dhe tash duhet të festojmë dhe të shikojmë të ardhmen e Kosovës me një shikim më pozitiv”.

“Pikërisht jam krenar me paraqitjen, rezultatin dhe mentalitetin si ekip. Azerbajxhani ishte favorit i grupit dhe ne çdo ditë fituam vetëbesim te grupi dhe te ekipi. Djemt kanë qenë fantastik dhe meritojnë festën e madhe”.

“Unë jam i kënaqur që ai ka zgjedhur Kosovën dhe na është bashkuar. Paraqitja e tij ishte fantastike, tash e kemi portierin e ardhshëm të Kosovës bashkë me Visarin, i kanë edhe 12 deri 15 vjet karrierë para tyre. Si çdo pozitë, edhe në portë është rritur konkurrenca. Është me rëndësi vetëm Kosova të shkojë përpara dhe jo interesi individual. Kush është më i miri do të mbrojë, dhe kush është më i miri do të luajë”.

“E kemi diskutuar me trajnerin dhe me presidentin të dielën pasi kemi arritur dhe marrëveshja ka qenë që Muric të mbrojë dhe ne ishim të bindur se kualiteti i ekipit tonë se jemi në moment pozitiv dhe me rëndësi ka qenë që ai ka zgjedhur Kosovën dhe tash Kosova duhet të shikojë përpara dhe të festojë sonte e të shkojmë në shtëpitë tona të festojmë me familjet tona”, deklaroi Ujkani.

Deklarata e portierit të ri, Arianet Murici:

“Ishte lojë e mirë dhe jam i lumtur që jam këtu, e uroj gjithë shtetin e Kosovës”, ka thënë Muriçi.

Sipas tij, ai dëshiron që të shkojë sa më lart me Kosovën.

“Stadiumi ishte plotë, dhamë gjithçka që të fitojmë. Ndjehem mirë, kemi marr një rezultat të mirë dhe jam i lumtur për skuadrën”, ka thënë portieri i ri i Kosovës.

Mesfushori Hekuran Kryeziu :

“Jam i kënaqur me ndeshjen dhe rezultatin. Në pjesën e parë pas 20 minutave patëm disa probleme, por nuk kishte rrezik në asnjë moment. Në pjesën e dytë ka qenë ndeshja ashtu si ne duam këtu në vendin tonë. Sot ka qenë përkrahja e publikut fantastike. Kurrë nuk kam përjetur këso publike që nuk ka pushuar nga minuta e parë deri te minuta e fundit. Ja dedikojmë këtë fitore publikut”.“Besoj se sidomos këtu në Prishtinë me këtë publik do t’i bëjmë secilit ekip probleme të mëdha. Në kualifikime skuadrat kanë tjetër kualitet dhe sigurisht se do të bëjmë maksimumin”, deklaroi Hekurani.

Kapiteni i sontem kunder Azerbajxhanit, Valon Berisha:

“Jam krenar dhe e kam bërë për shtetin tim, për familjen time, për gjakun tim. Nuk kam pasur nevojë të mendojë gjatë për këtë zgjedhje, jam rritur në Norvegji, m’i kanë dhënë hapat e parë, por kur më është dhënë mundësia që të tregoj veten dhe të tregojmë se jemi një vend i futbollit, jam krenar që kam mundësinë të luaj për vendin time”.

“Emocionet gjithnjë janë shumë të mira kur luajmë në Prishtinë, dihet që të gjithë tifozët që kanë mundësinë të vijnë kanë ardhur, e dimë se ka pasur shumë tjerë që nuk kanë arritur të vijnë, falënderoj të gjithë ata që na kanë shikuar nga shtëpitë, por edhe ata që ishin këtu, na kanë motivuar për fitore”.

“Grupi po punon shumë mirë me njëri-tjetrin secili ka gjetur pozitën vet, secili lufton për njëri-tjetrin, nuk luajnë për vete, ne jemi një ekip, luajmë bashkë e punojmë bashkë, jemi një”.

“Ma merr mendja që Azerbajxhani ishte favorit, sepse kanë përvojë dhe kanë luajtur bashkë në kualifikime. Ne e kemi ditur se jemi ekip i mirë, kemi talent, jemi ekip i fortë, por dihet se ekipi po formohet dhe atmosfera është gjithmonë shumë e mirë. Normalisht që kemi menduar se kemi mundur të fitojmë, por jo 4-0, kemi pritur që të jetë më vështirë”, deklaroi Valon Berisha.

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.