Deklarata e fortë e Ronaldos për ndeshjen kundët Atletico Madridit

share

Cristiano Ronaldo premton se Juventus do ta bëjë një paraqitje të madhe kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ai tha sa kanë shumë besim  dhe premtoj një natë speciale, duke u shprehur se janë shumë të motivuar për kalimin tutje :

“Jemi mirë, kemi besim dhe të martën duhet të përjetojmë një natë speciale. Atletico është një skuadër e fortë, që mbron mirë dhe luajnë me kundërsulme,” u shpreh fillmisht Ronaldo.

“Është një ndeshje Champions-i, luajmë përballë tifozëve tanë dhe do të bëjmë gjithçka për të shkuar në çerekfinale.”

“Kështu është futbolli, nuk e prisnim të humbnim 2-0 atje, por ky është Champions-i dhe mund të ndodhë gjithçka.”

“Tani duhet të japim një përgjigje në shtëpinë tonë. Detajet do të bëjnë diferencën, Juventus mund të bëjë ndeshjen perfekte.”

“Nuk kam sekrete, është pasioni dhe dedikimi për këtë sport. Dashuroj të luaj futboll, jam argëtuar në Portugali, në Angli, në Spanjë dhe tani edhe në Itali. Është kënaqësi për mua të fitoj trofe dhe të shënoj për të ndihmuar skuadrën time,” tha në fund portugezi.

Juventus nesër e pret në Alianz Stadium Altetico Madridin në disvantazh prej 2-0, dhe i duhet fitore të pakten 2-0 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime./teleshkronjapost.info/

Loading...