bernard-chalandes-kosova-vs-azerbajxhani

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes nuk e merr me entuziazëm ndeshjen e nesërme, pasi ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë totalisht të fokusuar për në ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

Edhe ai edhe Valon Berisha kanë insistuar se në këtë ndeshje do të luajnë për fitore të Kosovës.Tekniku zviceran ka thënë se Kosova duhet të qëndroj me këmbë në tokë, shkruan Teleshkronja Post.

Kosova ka treguar një formë të lartë këtë vit, duke mos humbur asnjë ndeshje deri me tani, por trajneri i Kosovës ka përkujtuar se deri në këto momente duhet të mendojmë që Azerbajxhani është favorit.

“Do të jetë një ndeshje interesante. Të dyja Kombëtaret kanë mundësi 50 më 50 që të kalojnë tutje. Në ndeshjen e parë në Baku, Azerbajxhani luajti më mirë por ne arritëm që të nxjerrim një barazim 0-0”, ka thënë ai.

“Skuadra e Azerbajxhanit është një skuadër e fortë dhe e mirë, prandaj edhe gjasat janë të barabarta. Azerbajxhani është favorit pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne, por ne hyjmë për fitore dhe jam i bindur se me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë do t’ia arrijmë këtij qëllimi.”

“Nuk do ta ndërrojmë filozofinë e lojës. Nesër duhet edhe të rrezikojmë. Edhe nëse humbasim do ta vazhdojmë jetën, por e ritheksoj unë besoj në fitore”, ka thënë Challandes.

Gjatë koncerencës për shtyp, Bernard Challandes ka folur edhe për rëndësinë e ndeshjes së nesërme, e cila përpos mediave vendore pritet të ndiqet edhe nga një numër i madh i mediave ndërkombëtare.

“Më vjen mirë që po shoh një interesim të madh të mediave dhe ky është një tregues për rëndësinë e madhe që ka ndeshja për të dyja ekipet”.

Në këtë konferencë ka folur edhe Valon Berisha.

Njëjtë si trajneri, Berisha ka thënë se Azerbajxhani është favorit për shkak të përvojës, por se sipas tij fitorja ndaj Maltës i ka dhënë më shumë motiv ekipit.

“Ajo ishte një fitore tejet domethënëse, por jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe ne po besojmë në fitore.”

“Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollist edhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore.”

“Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit dhe edhe tash për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë, por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, tha Berisha.

Kosova në letër i ka dy rezultate.

I pari është barazimi, që nuk e favorizon Kosovën shumë pasi që do të luaj në Gjeorgji, sepse është skuadra që ka më së paku pikë në grupin e saj në Ligën e Kombeve.

Fitorja do të bënte që Kosova të luajë me Maqedoninë, si mysafire në Shkup ose Strumicë, ku luan vazhdimisht kjo Kombëtare.

Së “Dardanët” kanë qenë të matur e kanë treguar edhe në deklaratat e tyre shumë lojtarë pas fitores së madhe në Maltë prej 0-5./Teleshkronja Post/

Loading...