Hazard vs Bayern Munich

Debutimi i Hazard kundër Bayern, çdo kontakt i tij me topin (VIDEO)

Eden Hazard bëri debutimin me Real Madridin mbrëmë, ndërsa ekipi i Zinedine Zidane u përball me Bayern Munichun në Kupën e Kampionëve Ndërkombëtar në Hjuston.

E veqanta e debutimit të belgut ishte se doli me nr. 50 në fanellë për nderë rë 50 vjetorit të zbritjes në hënë të Apollo 11.

Ashtu si çdo lojtarë, Hazard luajti vetëm 45 minuta gjatë humbjes 3-1 ndaj kampionëve të Bundesligës.

Por gjatë asaj gjysme të parë, ylli prej 120 milionë funtash tregoi cilësinë e tij, transmeton Teleshkronja Post.

Duke vepruar kryesisht në anën e majtë të sulmit, Hazard dukej emocionues me rrotullimet dhe driblimet e tij të zakonshme.

Beteja e tij me Joshua Kimmich ishte interesante, me pak fat, Hazard mund të ketë regjistruar një asist ose dy.

Pas një lojëje të shkëlqyeshme në të majtë, ish-lojtari i Chelsea e gjeti për mrekulli Karim Benzeman të lirë në zonën e penalltisë. Megjithatë, francezi gaboj para portës.

Momenti kur Benzema e humbë një rast për gol.

Mund të mos ketë qenë një debutim i ëndrrave nga Hazard, por sigurisht që ishte inkurajues.

Shikoni një video që tregon çdo kontakt të tij me topin nga paraqitja e tij e parë në këmishën e Real Madridit:

Loading...
Loading...