David Silva dhe Kevin de Bryne / Foto: GettyImages

Organizatori kryesorë i mesfushës së Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka zbuluar se ai kishte qenë tifoz i Liverpoolit kur ishte fëmijë, si dhe ka bërë të ditur se idhulli i tij ishte ish-sulmuesi i “The Reds”, Michael Owen.

Michael Owen i kishte shënuar 158 gola në 197 paraqitje për Liverpoolin, mes viteve 1996 dhe 2004.

27 vjeqari, De Bruyne tani ka zbuluar se ai kishte qenë fans i madh i Liverpoolit si fëmijë dhe ishte i frymëzuar veçanërisht nga Owen.

“Unë isha tifoz i Liverpoolit. Familjarët e mi, që jetojnë në Angli, ishin të gjithë tifozë të Liverpoolit atëherë, kështu që edhe unë u bëra i tille”, ka thënë De Bruyne për revistën Match of the Day.

“E doja shumë Michael Owenin sepse isha i vogël si ai dhe i shpejtë, gjithashtu. Në atë kohë, e krahasoja veten me të. Më pëlqente edhe Zinedine Zidane dhe Ronaldinho, ata ishin me të vërtetë të talentuar”.

Liverpool dhe Manchester City janë në garë të zjarrtë për titullin e Premierligës këtë sezon. Skuadra e Pep Guardiolës renditet vetëm një pikë para asaj të Jurgen Kloppit

Ndryshe Manchester City sonte nga ora 21:00 luan kundër Schalke04 në “Etihat Stadium” ku kërkon kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Teleshkronja Post/

Loading...