Cristiano:“I tregova Juves se nuk jam mashtrim”

Cristiano Ronaldo pretendon se është adaptuar më së miri te Juventus dhe nuk e përjashton një karrierë edhe si trajner futbolli.

Ai ka shënuar 27 gola në 40 paraqitje me “Zonjën e Vjetër”, shifra shumë më ndryshe nga siç ka bërë 34-vjeçari ndër vite, që shënonte 50 dhe 60 gola me Real Madridin.

Ronaldo iu bashkua Juves nga Real Madrid verën e kaluar dhe ka debutuar me titullin e Scudettos dhe Supercoppan në Itali, megjithëse ka shënuar pak gola në krahasim me vitet e fundit.

Në 40 paraqitje me Juven, ai ka shënuar 27 gola, ndryshe nga nëntë vite me Real Madridin, ku ka shënuar pothuajse gjithmonë mbi 40 gola; 33, 53, 60, 55, 51, 61, 51, 42 dhe 44 sezonin e fundit 2017/18.

“Gjëja e parë që bëj kur shkoj në një klub të ri është të jem vetvetja, asgjë tjetër,” u shpreh Cristiano për “El Pais”.

“Etika ime e punës është gjithmonë e njëjta. Duhet të jesh i përulur dhe të mbash mend se nuk i di të gjitha. Nëse je i zgjuar, kap gjërat e vogla që të përmirësojnë si atlet. Jam përshtatur shumë mirë tek Juventus, ata e kanë parë që nuk jam një mashtrim”.

“Rol trajneri kur të var këpucët? Pse jo?”, shtoi portugezi.

34-vjecari thotë se gjithmonë ka pasur presion, por që ia ka dal ta menaxhojë siç është më së miri.

Sidomos, pasi u bë lojtari më i shtrenjtë në histori, duke kaluar nga Manchester United te Real Madridi për 96 milionë euro.

Por, CR7 shpejt pagoi çdo cent që Reali kishte shpenzuar dhe shkroi histori duke fituar 16 trofe, teksa ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje.

“Është e vërtetë se kam ndjerë presion që në moshë të re. Kur shkova në Madrid, isha më i shtrenjti në histori. Në Manchester e fitova Topin e parë të Artë në moshën 23-vjeçare, dhe njerëzit mendonin: “shikoni, ky do të bëhet top lojtar”. Në 10, 12 vitet e fundit, kam pasur presion shumë”. /Marrë tek Express/teleshkronjapost.info

Loading...