Cristiano shënon hat-trick kundër Zvicrës dhe dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Portugalia ka fituar me rezultat 3-1 kundër përfaqësueses së Zvicrës në Porto në një ndeshje të bukur dhe tejet dinamike.

Sonte u rikthye Liga e Kombeve me ndeshjen e parë gjysmëfinale, ajo ndërmjet Zvicrës dhe Portugalisë.

Zvicra realisht dominoj lojën duke krijuar raste të shumta, por që sulmi i zvicëranëve nuk funksionoj aspak sonte.

Shaqiri dhe Xhaka padyshim ishin më të mirët nga ekipi i helvetëve, megjithatë nuk arritën ta ndihmojnë më tepër ekipin, shkruan Teleshkronja Post.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 1-0 me golin e CR7 nga gjuajtja e lirë.

Ndërsa në pjesën e dytë Zvicra u hap më shumë duke dominuar lojën, por kjo i kushtoj edhe pse shënuan një gol me anë të penaltisë së Rodriguez.

Ndërsa për ta vendosur takimin, ai që shfaqet gjithmonë në ndeshjet e mëdha, Cristiano Ronaldo me dy gola në fund të takimit kompletoj hat-trickun dhe kështu dërgoj Portugalinë në finale të Nations League.

Cristiano Ronaldo me këtë hat-trick arrin në 7 sosh për kombëtaren në 157 paraqitje gjithsejt (86 gola).

Portugalia pret që nesër ta mësojë kundërshtarin e finales, ku takohen Holanda dhe Anglia./TeleshkronjaPost/

Loading...