Intervista e Cristiano Ronaldos para ndeshjes së Juventus kundër Atletico Madridit / FOTO: UEFA

Cristiano Ronaldo: “Kam lënë prapa shumë shokë, një klub të madh”

share

Lojtari kryesorë i Juventus këtë sezon, Cristiano Ronaldo, ka thënë se përkundër që ai i ka lënë shumë shokë dhe një klub të madh, atij nuk i mungon Spanja pasi që të njëjtën gjë e ka gjetur edhe në Itali.

Portugezi Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, kur u transferua në Juventus për 105 milionë eurove.

Në Madrid, Cristiano Ronaldo i kishte fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve brenda pesë sezoneve të fundit, transmeton TeleshkronjaPost.

Edhe pse e ka nisur mjaft mirë karrierën në Serie A, duke i shënuar 19 gola, ai nuk ka arritur të jetë po kaq mbresëlënës edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi që deri më tani e ka shënuar vetëm një gol.

Gjithsesi, super ylli portugez thorë se ai dhe familja e tij janë përshtatur mjaft mirë në Itali, duke shtuar se për të ka qenë shumë e lehtë të përshtatet me jetën dhe futbollin në Itali.

“Unë jam i lumtur, edhe familja dhe fëmijët e mi janë të lumtur, gjithçka është pozitive. Ne jemi adaptuar mirë dhe familjes time i pëlqen Italia.”

“Është pak ndryshe, një vend ndryshe me kulturë dhe gjuhë tjetër, por jemi adaptuar shpejtë,” u shpreh portugezi.

“Nuk më mungon Spanja ose Portugalia. Gjërat janë ashtu siç janë. Natyrisht, i kam lënë prapa shumë shokë, një klub të madh, e lash një klub që më dha shumë dashuri, shokë… Por, nuk më mungon Spanja sepse të njëjtën gjë e kam edhe këtu. Nuk ka qenë aspak e vështirë për mua. Gjithçka ka qenë shumë interesante dhe ndryshe.”

Përndryshe 34 vjeari Ronaldo sonte do të tentoj ta ndihmoj Zonjën e vjetër të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit./TeleshkronjaPost/

Loading...