Cristiano nuk mjafton, barazon Juventus

Juventusi ka dështuar ta fitojë ndeshjen kundër Parmas, vetëm disa ditë pasi pësoi disfatë turpëruese ndaj Atalantas me rezultat 3-0.

Ndeshja kundër Parmësm, e zhvilluar në kuadër të xhiros së 22-të të Serisë A, përfundoi me rezultat 3-3.

Pikët e humbura nga kjo ndeshje nuk ia rrezikojnë vendin e liderit të Serisë A, mirëpo tifozët e Juventusit do të mbeten të pakënaqur me reagimin e lojtarëve të “Zonjës së Vjetër” pas disfatës në mesjavë, transmeton Gazeta Express.

Golin e parë të ndeshjes dhe të vetmin për pjesën e parë e shënoi Cristiano Ronaldo nga brenda zonës së portierit. Më vonë, rezultatin e ndeshjen e dyfishoi Daneiele Rugani, i cili shënoi në minutën e 62-të.

Parma arriti ta ngushtojë rezultatin në minutën e 64-të, përmes golit të shënuar nga Barilla, mirëpo vetëm dy minuta më vonë Ronaldo e shënoi edhe një gol tjetër, të dytin në këtë ndeshje.

Goli i shënuar nga Gervinho i Parmas, në minutën e 74-të, bëri që fundi i ndeshjes të ishte më dramatik. Në minutat e fundit të ndeshjes, Gervinho shënoi përsëri dhe ia fitoi një pikë skuadrës së tij

Këto dy pikë të humbura bëjnë që Juventusi të mbetet nëntë pikë para klubit në vendin e dytë në tabelën e Serisë A, ndërsa Parma ngritet në pozitën e 11-të, me vetëm 29 pikë të fituara nga 22 ndeshje.

Loading...