ronaldo-lionel-messi

Leo Messi është një talent i pasur natyral, por Cristiano Ronaldo është futbollisti më i kompletuar në botë, sipas legjendës dhe kapitenit të Indisë në kriket, Virat Kohli.

Superylli botëror i kriketit u pyet të zgjedhë mes Ronaldos dhe Messit dhe, edhe pse tha se është e vështirë, ai e zgjodhi yllin portugez, duke thënë se 34-vjeçari ka bërë revolucion në futboll.

Kholi është tifoz i madh i futbollit dhe frymëzimin në kriket e gjen pikërisht nga dyshja Ronaldo-Messi, e cila e ka ngritur standardin për paraqitje të shkëlqyera individuale.

I pyetur nga The Times of India të zgjedhë mes Ronaldos dhe Messit, Kholi tha: “Pyetje e vështirë. Por do të thosha Ronaldo është lojtari më i kompletuar që e kam parë”.

“Qoftë me këmbën e majtë, apo të djathtë, shpejtësinë apo aftësitë për të dribluar, ai është i mahnitshëm. Unë kurrë nuk kam parë golashënues më të mirë se ai”, shtoi ai.

“Ronaldo ka bërë revolucion në këtë sport dhe të gjithë e ndjekin atë. Është zgjedhje personale. Messi nuk është normal, ai ka talent absolut natyral dhe aftësi si askush tjetër”, theksoi ai./Gazeta Express/

Loading...