Cristiano kthehet mbrapa në kohë, me driblime të bukura ndaj Romës / Video

Edhe pse në muajin shkurtë mbushi moshën 34-vjeçare, Cristiano Ronaldo është ende i fortë dhe po e tregon ende ditë pas dite.

Superstari portugez bëri lëvizje te Juventusi këtë verë dhe, pavarësisht moshës së tij, ai është ende ndër më të mirët në botë padyshim.

Por, për të mbajtur në krye të lojës, Ronaldo i është dashur të përshtasë se si luan ai brenda fushës së gjelbër, për t’iu përshtatur futbollit italian.

Ronaldo dikur ishte një lojtar i krahut që përdorte driblime dhe shkaktonte shumë probleme për çdo mbrojtës në botë, sidomos sa ishte pjesë e Man United.

Në ditët e sotme, ai është më shumë një driblues goli, i cili vë theksin në shënimin e golave sesa në driblime të shumta apo vrapime të panevojshme.

Cristiano pati disa probleme me Florenzin gjatë ndeshjes.

Por, çdo herë sa i jepet mundësia ai tregon aftësitë e tij se si luajti ai kur ishte më i ri, transmeton Teleshkronja Post.

Dhe ai bëri pikërisht atë me një vrapim të shkëlqyeshëm solo kundër Romës në natën e së dielës.

Pas 15 minutash lojë, Ronaldo kapi topin në të majtë dhe i vetëm brenda fushës së Romës, më pas ai filloi drejtimin e fuqishëm direkt në mbrojtjen e Romës.

Duke e bërë rrugën e tij deri tek zona, Ronaldo anashkaloi një kundërshtar para se të vendoste topin në një pjatë për Paulo Dybalan.

Për fat të keq Dybala nuk ishte në gjendje të shënonte një finish të asistuar nga Ronaldo.

Çfarë asistimi do të kishte qenë nëse Dybala do e shënonte gol, pas këtij super asistimi nga CR7./TeleshkronjaPost/

Loading...