Cristiano i dërgon mesazh fansave të Real Madridit pas goditjes së Atleticos

share

Cristiano Ronaldo nuk harroi lidhjen e tij me Real Madridin pasi rrëzoj rivalët e ish-klubit të tij, Atleticon, jashtë Ligës së Kampionëve me Juventusin, duke dërguar një mesazh tek klubi i tij i vjetër pas ndeshjes.

Superstari portugez shënoi hat-trick në Torino të martën mbrëma, pasi ekipi italian arriti një rikthim mahnitës për të arritur në çerekfinale, transmeton Teleshkronja Post.

Juventusi kishte humbur ndeshjen e parë në Madrid 2-0, me Ronaldo-n që nuk patën shanse gjatë gjithë ndeshjes, por ai u përgjigj me tre gola në ndeshjen e dytë për të vertetuar thënjen “kush qesh i fundit, qesh më së miri.”

Pas ndeshjes, Ronaldo po bënte rrugën e tij në koridoret e stadiumit Alianz Stadium me djalin e tij dhe kishte pa qëllim të ndalonte – derisa pa një fytyrë të njohur.

Ronaldo vuri re Edu Aguirre, një gazetar për televizionin spanjoll El Chiringuito i cili u pa me lot kur Real Madridi u eleminua nga Ajax javën e kaluar dhe i dha atij një përqafim.

Edhe pse ai ishte duke bër një dalje të shpejtë, ai tha: “Unë dërgoj një përqafim në El Chiringuito, [Tomas] Ronceros dhe të gjithë tifozëve të Real Madridit.”

Roncero, redaktor i gazetës AS, është një tjetër tifoz i madh Real dhe kontribues i rregullt Chiringuito i cili ishte i shqetësuar poashtu kur Reali u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Por të paktën ata morën ngushëllim nga Ronaldo duke dërguar rivalët e tyre në shtëpi, me Atletico Madridin.

 

View this post on Instagram

 

Uno per tutti e tutti per uno #finoallafine

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Duke folur në fushë pas lojës, CR7 gjithashtu tha: ‘Kjo ishte arsyeja pse Juventusi më solli këtu, për të ndihmuar të bëja gjëra që ata kurrë nuk kanë bërë më parë.”

“Ishte gjithmonë një natë e veçantë dhe ishte – jo vetëm për golat, por për ekipin. Ky është mentaliteti që duhet të fitosh në Ligën e Kampionëve. Ne gëzuam një natë magjike. Atletico ishte një ekip i vështirë, por ne ishim shumë të fortë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë ‘./Teleshkronja Post/

Loading...