Cristiano e ka ftuar tek Juve, Solari konirmon të ardhmen e Marcelos

share

Ekipi i Real Madridit u largua nga Camp Nou me barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, por Marcelo ishte përsëri në qendër të vëmendjes.

Ajo që ra në sy ishte forma e dobët e mbrojtësit të majtë brazilian nuk po tregon shenja përmirësimi, por trajneri Solari i qëndron besnik lojtarit të tij.

Kohëve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo, i cili e braktisi Real Madridin në verë për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro, po tenton ta bindë Marcelon t’i bashkohet atij në Torino.

Por, pas El Clasicos, Solari këmbënguli se Marcelo është njëqind për qind lojtar i Real Madridit.

“Marcelo është kapiteni ynë i dytë. Ai është njëqind për qind i Real Madridit dhe ne duam ta shohim në formën e tij më të mirë”, tha Solari.

Loading...