Courtois Neymar and Hazard

Courtois: Reali duhet ta transferojë Hazardin para Neymarit

share

Sumuesi i PSG Neymar dhe sulmuesi i Chelsea Hazard ka kohë që lidhen me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” dhe Courtois ka preferuar belgun para brazilianit.

Thibaut Courtois ka zgjedhur Eden Hazardin para Neymar Junior dhe ka kërkuar nga Real Madridi që të bëjë të pamundurën në merkaton e verës për ta sjellë belgun në Bernabeu.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Reali heshti duke mos bërë asnjë goditje të madhe, pavarësisht se Hazard disa herë konfirmoi “e dua Realin, dua të luaj për Realin”.

Mungesa e transferimeve të lojtarëve me ndikim gjatë verës, bëri që Madridi të dështoi ndeshje pas ndeshje këtë edicion dhe kështu, ka mbetur 10 pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligas.

Neymar është përmendur kohë pas kohe si një blerje e mundshëm për Realin në vitin 2019, por Courtois, që gjatë verës 2018 erdhi nga Chelsea, i ka kërkuar klubit që të transferojë 27-vjecarin belg, me të cilin për disa vite ka luajtur te “Blutë e Londrës”, dhe vazhdon të ndajë me të dhomat e zhdehjes te Përfaqësuesja e Belgjikës.

“Do të zgjedhja Hazardin, natyrisht. Me të vërtetë më pëlqen ai, por në fund zgjedhja i takon klubit”, tha portieri 26-vjeçar.

“Nuk e di cfarë do të ndodhë, nuk është kjo pyetje për mua, por për drejtuesit e klubit”.

“Ekipi është ky që është tani. Karim Benzema është në formë të mirë, ka realizuar 17 gola. Gareth Bale e nisi mirë, por më pas pati probleme me lëndime”.

Në aspektin ekonomik, Neymar do t’i kushtonte më shtrenjtë Realit, pasi PSG-ja e bleu nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017 dhe nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga braziliani për një ofertë më të vogël.

Kurse Hazardi është në fundin e kontratës me Chelsean dhe raportohet se në rast tentimi për ta transferuar, Reali mund të mbyllë gjithçka deri në 150 milionë euro.

Loading...