Zinedine Zidane është rikthyer në krye të Real Madridit dhe synon të bëjë revolucion me Los Blancos.

Shumë lojtarë pritën të largohen nga Santiago Bernabeu dhe shumë tjerë do t’i bashkohen kampionëve aktual të Evropës.

Një nga dëshirat e mëdha të Zidanes është mesfushori i Chelseat N’Golo Kante.

Kampioni i Botës me Francën është një nga më të mirët në rolin e tij dhe kjo është arsyeja që Los Blancos e duan.

Por transferimi i tij në Madrid nuk do të jetë i lehtë, pasi Chelsea e vlerëson lartë atë.

Sipas asaj që ka raportuar The Sun, Chelsea nuk do ta lejoj largimin e Kantes nëse nuk vije një ofertë mbi 130 milionë euro.

28-vjeçari iu bashkua Chelseat në vitin 2016 nga Leicester City dhe ka kontratë me londinezët deri në vitin 2023.

Loading...