Festimi i Marcus Rashfordit në rastin e golit të parë në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelseat, ka çmendur mediat serbe të cilat e kanë quajtur si provokim festimin e sulmuesit anglez me simbolin e shqiponjës me dy koka.

Një festim të tillë e kanë përdorur më parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke ngjallur shumë urrejtje te serbët të cilët nuk e pranojnë simbolin e “Shqipërisë së Madhe”.

Menjëherë pas festimit të Rashfordit me shqiponjë ka reaguar e përditshmja serbe “Kurir” e cila shkruan:

“Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kaluar pasi u aplikua nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës. Tani ngrihet pyetja nëse Rashfordi është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matiq që është me kombësi serbe”.

Në Serbi akoma nuk arrijnë ta përtypin faktin që festimi me shqiponjën me dy koka është në modë dhe të gjitha këto lloj festimesh i quajnë provokime edhe pse qëllimi i Rashfordit nuk ka qenë të acarojë serbët duke festuar me simbolin e shqiptarëve.

Ky është momenti kur Rashford feston golin me shqiponjë:

Loading...