Chelsea ka mposhtur Barcelonën në miqësoren e zhvilluar në Japoni në kuadër të International Champions Cup.

Djelmoshat e Frank Lampard mposhtën kampionin e Spanjës me rezultat 2-1, raporton Teleshkronja Post.

Golat u shënuan nga Abraham në minuten e 34’të, Ross Barkley 81′ dhe Ivan Rakitic në minuten e 90’+1.

Në këtë ndeshje debutuan transferimet e i reja të Barcelonës, Antoine Griezmann, Neto e De Jong, por nuk arritën të lënë ndonjë gjurmë.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 1-0 në favor të londinezëve me golin nga Abraham pas 34 minutave lojë.

Pjesa e dytë filloj me ndryshime formacionesh, Lampard zëvendësoj 7 lojtarë ndërsa Barça komplet formacionin fillestar.

Chelsea luajti më mençur në lojë dhe si rezultat në minuten e 81’të Barkley realizoj golin e dytë për ‘Të Kaltrit’.

Golin e vetëm dhe të nderit për Barcelonën e shënoj mesfushori kroat Ivan Rakitiv, në fakt ishte super gol nga jashtë zona.

Sa për ironi llogaria zyrtare e Barcelonës në Twitter ishte tallur me klubin e Chelsea para takimit ku kishte postuar këtë foto./TeleshkronjaPost/

Loading...