Trajneri Bernard Challandes, portieri Aro Muric, dhe lojtarët si; Valon Berisha, Vedat Muriqi e Florent Hadergjonaj janë deklaruar para mediave pas ndeshjes kundër Anglisë, ndeshje kjo të cilën e fituan vendasit me rezultat 5-3.

Deklarata e trajnerit Challandes pas ndeshjes ishte:

“Nuk ishin golat e lehtë, ishin gola të bukur, ishte një skuadër e mrekullueshme.  Ne e humbëm topin, dhe ata sulmonin vazhdimisht, ata janë kombëtarja më e mirë në botë”, ka thënë Challandes.

“Trajneri i Anglisë më kishte thënë se ndaj Kosovës do të luanim futboll të mirë dhe ne luajtëm një lojë të mirë, një lojë të nivelit të lartë”.

“Ne bëmë disa gabime në pasime dhe në mbrojtje, dhe në fund është ky rezultat dhe unë e marrë përgjegjësinë sepse unë i kam thënë skuadrës time që të tentojmë në vazhdimësi dhe skuadra tjetër ishte perfektë. Mund të mësojmë shumë nga kjo ndeshje dhe natyrisht se në ndeshjet tjera do të kemi gabime më të vogël dhe do humbi topa më pak, pasi kemi marr një mësim i mirë”.

“Ishte një rezultat që më surprizoi sepse nuk e kemi parë që Anglia që të shënojë gola nga kundërsulme, mirëpo që ne nuk duhet të dorëzohemi dhe mendoj se nuk është një rezultat i keq”, ka shtuar më tej trajneri i Kosovës.

Deklarata e Aro Muric ishte kjo:

“Strategjia e kësaj ndeshje nuk ishte e mirë, pasi luajtëm me njërën nga kombëtaret më të mira në botë”, ka thënë Muric.

Ne provuam të luanim futboll, por kur luan me një kombëtare si Anglia, mund ta pësosh keq, por luajtëm mirë. Bëmë disa gabime në mesfushë dhe luajtëm një lojë të hapur, por që në pjesën e dytë u këndellëm dhe nuk lejuam shumë hapësira”, ka shtuar më tej portieri i Kosovës

Deklarata e Florent Hadergjonajt ishte kjo:

“Besoj që plani ishte që të mos fshihemi. Në fund pranuam pesë gola, por i shënuam tri”.

“Ka vite që nuk i merr Anglia tri gola. Donim të luanin para, edhe pse e dinim që pas mbesim më pak lojtarë dhe duhet të luajmë një me një”.

“Ata shënuan pesë herë me pesë goditje. Duke e parë edhe pjesën e dytë, besoj  që dolëm faqebardhë”.

“Në pjesën e dytë biseduam në pauzë, thamë që duhet të jemi krenar që luajmë për Kosovën dhe të japim më shumë, të luftojmë më shumë, pasi jemi si familje dhe si ekip. Nuk duhet të pranonim gola në pjesën e dytë. E hupëm lojë 5-3, por duhet të jemi krenarë me mbështetën dhe atmosferën”, ka thënë Hadergjonaj. 

Deklarata e Vedat Muriqit ishte kjo:

“Anglia kishte disa vite që nuk ka pësuar tri gola. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por në të dytën u zgjuam nga gjumi dhe shënuam dy herë. Ne kishim disa raste për gol në pjesën e dytë dhe shpresoj që të vazhdojë me lojë të mirë edhe ndaj Malit të Zi dhe ta sigurojmë kualifikimin nga atje”.

“Anglia ka lojtarë me shumë përvojë, por ne treguam se kemi cilësi të lartë. Ne erdhëm këtu për fituar dhe për ta sulmuar Anglinë, jam i lumtur për paraqitjen në pjesën e dytë”, ka thënë sulmuesi i Fenerbahces.


Deklarata e Valon Berishes ishte kjo:

“Motivin e kemi pasur nga fillimi që të luajmë lojën tonë e të tregojmë edhe zemër”.

“E nisëm mirë dhe morën zemër duke shënuar që në fillim. Ata kanë lojtar me klas që luajnë në Ligën Premier. Janë të fortë individualisht, ndoshta më të mirë në botë”

“Në pjesnë e dytë treguam se kemi zemër dhe luajmë për vendin tonë dhe tifozët tanë”.

“Faleminderit tifozëve që ishin këtu pasi bën super atmosferë”.

“Në pjesën e dytë kishim aksione të mira dhe treguam se kjo ishte loja jonë”.

“Të shënosh tri gola kundër Anglisë për ne është mirë dhe kjo është loja jonë”, ka thënë Valon Berisha. 


Loading...