Raportohet se Liverpooli nuk e ka në plan që ti vazhdojë kontratën mbrojtësit holandez të tyre, Virgil Van Dijk.

Mediat britanike pak ditë më parë raportuan se holandezi ishte shumë afër që të nënshkruante kontratë të te me Liverpoolin, por ka qenë klubi anglez i cili e ka refuzuar një gjë të tillë. Me kontraten e re Van Dijk planifikonte te fitonte 250 mijë euro në javë por kjo nuk do të ndodhë.

Edhe pse ishte lojtari më i mirë i Liverpoolit ne sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, holandezi duket se nuk do të nënshkruajë kontratë të re. Kontrata aktuale e Van Dijk skadon ne vitin 2023 dhe holandezi per momentin fiton 150 mijë euro në javë.

Rikujtojmë se Van Dijk javë më parë u shpall ‘Lojtari më i mirë në Europë’ nga UEFA, ndersa është në garë me Messin dhe Cristianon edhe per ‘Lojtarin më të mirë të vitit’ nga FIFA, si dhe per Topin e Artë. /teleshkronja/

Loading...