Sot në mesditë, Eder Militao u prezantua sot si lojtari më i ri i Real Madridit, lojtari më të cilin Los Blancos kishte nënshkruar para disa muajsh.

Pas prezantimit në Santiago Bernabeu para tifozëve, lojtari u paraqit para media për konferencë shtypi, por nuk shkoi gjithçka siç ishte planifikuar.

Gjatë sesionit pyetje-përgjigje, braziliani Militao ju kërkoi gazetarëve të ndalonin pyetjet pasi kishte marrëmendje.

Kjo situatë vazhdoi për disa momente, derisa vet lojtari kërkoi ujë për të përmirësuar gjendjen, por pa rezultat.

Kështu talenti brazilian e la në gjysmë konferencën dhe u largua nga dhoma e shtypit, përcjellë Teleshkronja Post.

Shikoni momentet të çuditshme nga mbrojtësi brazilian:

Sipas disa raportimeve në media, kjo mund të jetë shkaktuar nga lodhja, udhëtimi i largët nga Brazili dhe stresi i tepërt.

Loading...