Topin e Artë

Kur kanë mbetur edhe 13 ditë nga ndarja e çmimit më prestigjioz për “Topin e Artë.”

Edinson Cavani në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS” ka dhënë mendimin e tij se cili lojtar e meriton këtë trofe, transmeton Teleshkronja Post.

Mesfushori i Real Madrid,Luka Modric është favorit për ta fituar këtë çmim, pasi ai fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë të dhënë nga FIFA.

Megjithatë, ai do të ketë konkurrencën e tre francezëve, Antoine Griezmann, Raphael Varane dhe Kylian Mbappe, të cilët kanë shkëlqyer me Francën duke fituar trofeun e Kupës së Botës gjatë verës.

Sulmuesi Uruguain që luan në radhët e PSG-së ka përjashtuar mundësinë që Modric mund ta fitojë “Topin e Artë” duke e vënë më shumë theksin te Varane:

Për mendimin tim, një francez duhet ta fitojë”, thotë fillimisht Cavani “për AS”. “Ka edhe lojtarë të tjerë, por duhet të jetë një francez; ata kanë fituar trofe të rëndësishëm.”

“Duhet të jetë njëri mes Mbappe, Griezmann ose Varane. Modric ishte finalist dhe bëri një sezon të madh, por Varane e meriton më shumë”.

Loading...