Zyrtare: Neymar dënohet për goditjen e tifozit gjatë finales së Coupe de France

Klubi i Paris Saing-Germain luajti në finale të Kupës së Francës ndaj Rennes me 27 prill, muajin e kaluar.

Këtë ndeshje finale klubi parizien e humbi pas minutave shtesë dhe ekzekutimit të penaltive.

Asgjë nuk shkoj sipas planit për klubin e Tomas Tuchel, edhe pasi fillmisht kishin kaluar në epërsi ndaj Rennes 0-2 në 15 minutat e para të takimit.

Por gjithqka filloj ta marrë kahje tjetër kur mbrojtësi i PSG, Kimpembe shënoj autogol në fund të pjesës së parë, shkruan Teleshkronja Post.

Në pjesën e dytë ishte poashtu një ndeshje mjaftë e tensionuar, ku pas 66 minutash lojë Rennes barazon rezultatin në 2-2, kështu ndeshja shkoj në vazhdime ekstra.

Në vazhdime edhe Kylian Mbappe 2 minuta para fundit të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Ndeshja përfundoj me barazim kështu u desh të ekzekutohen penaltitë:

Lojtarët që goditën penaltitë (Foto: flashscore.com)

Ndeshjen e fitoj Rennes pas rezultatit përfundimtarë pas penaltive 6-5, kështu Rennes fitoj trofeun e Kupës së Francës.

Diqka interesante ia vlenë të përmendet edhe rreth lojtarit francez Ben Arfa, i cili ishte lojtarë i PSG por nuk iu dha shansi dhe më pas u transferua tek Rennes, klub me të cilin fitoj këtë trofe.

Arfa pas ndeshjes pati deklaruar se PSG janë mësuar të humbasin apo të eleminohen, duke shprehur nervozizmin e tij me ish-klubin.

Por pas ndeshjes duke iu dorëzuar medaljet e vendit të dytë lojtarëve të Parisit, gjatë ngjitjes në tribuna Neymar reagoj keq ndaj një tifozi duke e goditur pastaj.

E për këtë gjest, Federata franceze e futbollit zyrtarisht e ka dënuar Neymar me tre ndeshje mos-lojë.

Paris SG këtë sezon ka mbetur me vetëm një trofe, atë të Ligue 1, pasi është eleminuar edhe nga Liga e Kampionëve./TeleshkronjaPost/

Devotshmëri: Lojtarët e Ajax bëjn iftar mes të lojës ndaj Tottenham

Ajaxi ka tre lojtarë mysliman në skuadër, ku trajneri Ten Hag kishte thënë se janë të lirë të agjërojnë ramazanin.

Hakim Ziyech, Noussair Mazraoui dhe Zakaria Labyad, janë lojtarët mysliman te Ajaxi.

Ziyech dhe Mazraoui po luajnë nga minuta e parë te Ajaxi kundër Tottenhamit në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Ky i fundit kur ora shënoi 21:15 (koha e iftarit në Amsterdam) u fokusua nga kamerat, duke pirë.

Ujin e kishte lënë jashtë vijave të fushës.

Pas tij kamerat e fokusuan edhe Ziyechin, por nuk u pa që ishte duke pirë.Mazraoui e ka mbajtur fjalën pasi kishte thënë se do të agjëronte.

Tifozët e Liverpool ndezin fishekzjarre jashtë hotelit të Barcelonës në orën 4:30 të mëngjesit

Liverpool do të duhet të provojë një rikthim të mrekullueshëm kur ata përballen me Barcelonën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Anfield të martën në mbrëmje.

Barca fitoi ndeshjen e parë 3-0 falë golit të Luis Suarez dhe gola të tjerë nga Lionel Messi në pjesën e dytë në Camp Nou.

The Reds e dinë se një rikthim i dyfishtë do të jetë edhe më i vështirë, duke pasur parasysh se të dy Roberto Firmino dhe Mohamed Salah janë të lënduar.

Megjithatë, të gjitha shpresat nuk janë të humbura për Liverpulin, pasi ata luajnë në Anfield Road.

Ata mund të jenë pa lojtarët kryesorë, por Jurgen Klopp do të synojë të prodhojë një tjetër mbrëmje të paharrueshme në Ligën e Kampionëve në Anfield.

Dhe tifozët e Liverpoolit janë duke bërë çmos që të përpiqen dhe të sigurohen që kjo të ndodhë, transmeton Teleshkronja Post.

Tifozët e futbollit në të kaluarën kanë vendosur taktika jo-fer për mbajtjen e lojtarëve kundërshtarë zgjuar gjatë natës, duke vendosur fishekzjarre dhe duke bërë zhurmë të madhe jashtë hoteleve të tyre.

Mbështetësit e Ajax vendosen fishekzjarre jashtë hotelit të Juventusit para ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve muajin e kaluar.

Dhe tani tifozët e Liverpool kanë bërë të njëjtën gjë jashtë hotelit të Barcelonës.

Video janë shfaqur në rrjetet sociale ku shihen fishekzjarre duke u nisur jashtë hotelit Hilton në Liverpool, ku lojtarët e Barcelonës arritën dje.

Sipas Liverpool Echo, ka pasur raporte të njerëzve që dëgjojnë zhurma në zonë që në fillim të 2 dhe disa thanë se ata ende mund të dëgjojnë në 4.30 të mëngjesit.

Nuk dihet nëse lojtarët e Barcelonës janë ndikuar por tifozët e Liverpulit do të shpresojnë që ata të tregojnë shenjat e lodhjes në Anfield më vonë sonte.

Jurgen Klopp në konferencë për media

Ndërkohë, Jurgen Klopp ka insistuar që Liverpuli ende ka një shans të përparojë në finale në Madrid 2019.

Menaxheri i Liverpool tha për Guardian: “Ne duam të festojmë sezonin e Ligës së Kampionëve, ose me një përfundim të duhur apo një tjetër gol. Ky është plani: thjesht provo. Nëse mund ta bëjmë, është e mrekullueshme. Nëse jo, atëherë dështoni në mënyrën më të bukur.”/TeleshkronjaPost/

Messi ‘mashtroj’ tek goditja e lirë, gazetari Peacock ka vërejtur momentin

Lionel Messi e dëshmoi edhe një herë, mbrëmë, se është i jashtëzakonshëm në sportin futboll.

Pas 75 minutash lojë, super-ylli argjentinas doli në skenë dhe e ‘tronditi’ skuadrën e Liverpoolit me paraqitjen e tij.

Liverpooli ishte në disavantazh në pjesën e parë pasi ish-sulmuesi Luis Suarez shënoi gol në portën e Alisson në minutën e 26-të.

Por, më pas, Messi u bë i gjallë në pjesën e dytë, duke shënuar një gol të lehtë për 2:0.

Goli i tij i dytë – i 600-ti në karrierë për Barcelonën – ishte thjesht i jashtëzakonshëm.

Kur Messi u gjend 32 metra para portës së Alisson nga gjuajtja e lirë, askush nuk e mendoi se ai do të shënonte përballë portierit brazilian.

Por, sërish, Messi mahniti të gjithë futbolldashësit duke shënuar për 3:0.

Megjithatë, gazetari Adam Peacock ka vërejtur se Messi kishte bërë një veprim të çuditshëm para se ta ekzekutonte gjuajtjen e lirë.

Pasi argjentinasi u bllokua nga Fabinho, gjyqtari Bjorn Kuipers akordoi gjuajtje të lirë për katalunasit.

Por, në ndërkohë, Messi e lëvizi topin më në qendër për ta përshtatur pozicionin nga ku ai do ta ekzekutonte këtë gjuajtje të lirë.

Goli u muajit në Premierligë: Mohamed Salah, Eden Hazard apo James Maddison ?

U shënuan disa gola spektakular gjatë muajit prill në Premier Ligën angleze, padyshim mund të quhet muaji i golave të jashtëzakonshëm.

Egjiptiani Mohamed Salah është më i nominuari këtë muaj me dy gola, ose thënë më mirë super gola.

Këta janë disa nga top golat e shënuar, gola të vequar nga Salah, Hazard, Madison, Babel, Hendricks, Digne :

  • Mohamed Salah – Southampton vs LIVERPOOL – Prill 5
  • James Maddison – Huddersfield vs LEICESTER – Prill 6
  • Eden Hazard – CHELSEA vs West Ham – Prill 8
  • Mohamed Salah – LIVERPOOL vs Chelsea – Prill 14
  • Lucas Digne – EVERTON vs Man Utd – Prill 21
  • Jeff Hendrick – Chelsea vs BURNLEY – Prill 22
  • Gonzalo Higuain – CHELSEA vs Burnley – Prill 22
  • Ryan Babel – FULHAM vs Cardiff – Prill 27

Cili ishte goli i muajit prill sipas jush ? Votoni më poshtë duke zgjedhur të preferuarin tuaj…/Teleshkronja Post/

E gjuajnë me celularë gjatë konferencës presidentin Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se do ta tërheqë SHBA-në nga Traktati Ndërkombëtar për Tregtinë e Ar’ mëve, duke e cilësuar si cenim i sigurisë kombëtare për shtetin amerikan.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga ish-presidenti, Barack Obama në vitin 2013, ka qëllim të rregullojë shitjen e ar mëve mes vendeve, transmeton Teleshkronja Post.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eksportuesit kryesorë të armëve në botë. Shitjes e armëve të SHBA-së janë 58 përqind më të larta se ato të Rusisë, që është eksportuesi i dytë më i madh në botë i armëve.

Në fjalën e mbajtur përpara shoqatës kombëtare të pushkëve NRA në Indianapolis, Presidenti amerikane tha se do ta hiqte statusin e vendit si firmëtar i këtij traktati që mbikëqyr armët konvencionale, përfshire ato të vogla, tanket e betejës, avionet luftarake e luftanijet.

Por gjatë këtij takimi pati edhe të papritura. Një burrë nga salla ka hedhur një celular në drejtim të presidentit të SHBA-ve. Ndërhyrja e shërbimeve sekrete ka qenë e menjëhershme duke arrestuar personin, i cili mendohet të jetë William Rose.

Dhe menjëherë në rrjetet sociale ka plasur ironia në lidhje me hedhjen e celularit në drejtim të Trump.

Disa shkruanin se ndiheshin keq që nuk e kishte prekur celulari presidentin./TeleshkronjaPost/

Dhurata Dora me këngën ‘Zemër’ ndër këngët më të ndjekura në YouTube

Se kënga e re e Dhurata Dorës me Soolking është një sukses në vete, për këtë nuk kemi dyshim.

Në katër ditë, ajo ka thyer çdo rekord shqiptar duke grumbulluar mbi 25 milionë shikime në Youtube.

Kënga e titulluar ‘Zemër’ është e para në trojet shqipfolëse, ato frankofone e arabe dhe në listë është goxha lartë në pothuajse secilin shtet europian, transmeton TeleshkronjaPost.

Por, a e dini çfarë pozite ka kënga në nivel global?

Besoni ose jo, dueti mes Dhurata Dorës dhe Soolking është rradhitur i 28-ti në listën e videove më të klikuara së fundmi në Youtube.

Me trendin nga dita në ditë, kjo këngë vetëm sa do ngjitet lartë e më lartë.

Vizita në Rusi: Truprojat e Kim Jong-un pastrojnë trenin e blinduar pas arritjes në Rusi

Temë kryesore diskutimi e kësaj jave mbetet padyshim vizita e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-Un në Rusi, ku do të takohet me të parin e Rusisë, Vladimir Putin.

Por, gjatë kësaj vizite ka rënë në sy diqka tjetër nga mediat e huaja, pasi truprojat e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të cilët arritën në Vladivostok për një takim me Putin, pastruan trenin e tij të blinduar ndërsa ishte ende duke lëvizur.

Sigurimi i liderit të Koresë së Veriut, shtet diktatorial, kanë bërë një veprim të pazakontë derisa shefi i tyre sapo kishte arritur në territorin e Rusisë, transmeton TeleshkronjaPost.

Video po qarkullon shumë në rrjetin social në Twitter:

Në lidhje me këtë veprim, reagoi edhe vet Kim Jong-un përmes llogarisë së tij në tëitter duke thënë se po ta drejtonte ai këtë mjet udhëtimi, do të bënte vr’asje të momentit./TeleshkronjaPost.info/